Jean-Claude Schlumberger, kreu i ri i OSBE-së në Kosovë
Ambasadori i deritanishëm francez në Maqedoni, Jean-Claude Schlumberger, do të marrë kryesimin e misionit të OSBE-së në Kosovë. Një vendim i tillë është marrë nga presidenca irlandeze e OSBE-së, pasi kreut të tanishëm të OSBE-së në Kosovë, ambasadori austriak Werner Almhofer, i ka skaduar mandati katërvjeçar.


Jean-Claude Schlumberger ka shërbyer si ambasador i Francës në Maqedoni në tre vjetët e fundit, prej vitit 2009, ndërsa karrierën e tij në MPJ-në franceze e ka nisur në vitin 1972. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori