E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Je suis Muslim (Edhe unë jam mysliman)
Behar Osmani

Sulmi ndaj Gazetës satirike Charlie Ebdo, ishte një ndër sulmet makabre që i ndodhën Francës dhe një ndër sulmet më të rënda që njeh historia e tyre.

Unë si musliman, solidarizohem me familjarët e tyre dhe ndjej keqardhje apsolute për masakrën, mirëpo nuk dakordohem aspak me punën e tyre ofenduese.

Tek ne siç duket ato që ishin më të prekur reth këtij terorizmi ishin pikërisht politikanët, ata ndezën qirinj për të shpallur solidarizimin e tyre në mënyrë publike, mirëpo unë Jo, sepse unë kam filluar shumë kohë më parë të ndezi qirinj për fëmijun pesë vjeçar i quajtur Maxhid, i cili në kampin e refugjatëve Sirian në Liban nga ftohti i madh ngriu djaloshi para syve të prindërve të tij, duhet të ndezi qirinj edhe për Shqiptarin e quajtur Ali, i cili edhe ky ngriu nga i ftohti në kufirin me Hungarin, me qëllimin që të ket nje jetë më të mirë, duhet të ndezi qirinj edhe për të gjithë muslimanët e vrarë në Irak, Siri, Egjipt dhe në shumë vende Islame, sa që shpresoj se do të vin në radhë të ndezi qirinj edhe për gazetarët e vrarë.

Mirëpo tani, pasi ndodhën vrasjet makabre në Paris, e para që m'u kujtua ishte se nuk ka tjetër kush do të akuzohet përpos "Islamit radikal", ky lloj termi i zbuluar pikërisht nga këta shtete përdoret gjithmonë për t'a njollosur fenë time, për të më ofenduar dhe normalisht për të mbjellur urrejtje tek shtetasit e tyre, me t'vetmin qëllim që të kenë përfitime të ndryshme.

Është e cuditshme se në perendim sulmet terroriste githmonë ndodhin për përfitime politike kurse në lindje për përfitime ekonomike.

Ky term është ofendim për mua, ç'më intereson mua për radikalizëm, ç'lidhje ka ai me mua, unë si besimtarë dhe pjestar i kësaj feje, nuk e pranojë këtë njollë që doni t'ia mveshni fesë time, as nuk më shkon mendja të kompleksohem për t'u arsyetuar, mediat perendimore duhet t'më kërkojnë falje për këtë lidhje që bëjnë.

Cfarë bënë gazetarët e kësaj gazete satirike?

Ata e përqeshën të Dërguarin e Zotit, të Dërguarin tim, kurse ne solidarizohemi me ta, ata luajtën me ndjenjat e çdo muslimani gjatë portetizimit të karikaturave me të Dërguarin tim, kurse ne i'u përgjigjemi thjesht dhe në mënyrë modeste se nuk bën ashtu dhe ndjejm keqardhje për vrasjet makabre, disa ekstremista Francez ditën e nesërme gjuanin bomba nëpër disa xhami me pretekstin se ne e kemi bërë, kurse ne i kujtojmë fjalët e të Dërguarit tonë i cili na tha "Duroni", disa ekstremista tjerë e sulmuan një grua muslimane shtatzëne dhe si rrjedhoj ajo e humbi fëmijën dhe përsëri ne po heshtim me qëllim që të jetojm në paqe dhe mos të ngrejm tensione.

Unë solidarizohem me ju, kurse ju gjatë ditëve të kaluara, si krishterët ashtu edhe çifutët, keni thyer rekorde në rrjetet sociale me hashtagun #KillAllMuslims , tani mor Zotëri "Unë jam terrorist apo Ti?"./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori