Javën tjetër zbardhet raporti i Dick Martyt?!
Raporti i hetuesve që udhëhiqet nga Williamson do të raportohet javën e ardhshme në Bruksel.

Kjo është ajo çka i ka thënë Williamson sot në Prishtinë zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçit, ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe ministrit të FSK-së, Agim Çekut, raporton Zëri.

Clint Williamson është shefi i Task Forcës speciale, e cila është themeluar në shtator të vitit 2011 dhe e cila ka nisur punën me misionin që të hetojë pretendimet e publikuara nga senatori zviceran, Dick Marty se gjatë luftës në Kosovë ka patur trafikim të organeve./albeu.com/
Shtuar më 21/07/2014, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori