Trondit Niko Peleshi: Ngjarja me rusët në Gramsh mund të lidhet me sulmin kibernetik

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se ngjarja me rusët e kapur në Gramsh, mund të ketë lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur pak kohë më parë.

Peleshi shtoi se institucionet përkatëse po shqyrtojnë çdo skenar të mundshëm në lidhje me incidentin në uzinën e Gramshit, por dhe atë të Poliçanit, të ndodhur një ditë më pas.

Gjatë fjalës në konferencën për media, Peleshi tha se nuk ka asnjë cënim kombëtar, por minimalisht ka ushtrim dhune ndaj personave në detyrë.

“Nuk përbën cënim të sigurisë kombëtare. Por cënim të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj personave në detyrë.

Por në këtë rast minimalisht kemi dhunë ndaj personelit me uniformë, agresion, maksimalisht nuk na lejohet të aludojmë. Por skenarët e mundshëm i mendojmë. Mund të jetë dhe tentativë për të fshehur skenar tjetër. Mos harroni se pak ditë më parë u përballëm me një sulm serioz kibernetik. Të gjitha ngjarjet i shohim të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk na rezulton që këta shtetas, të kenë aplikuar dhe marrë leje apo herën e kaluar për të hyrë në uzinë”, tha Peleshi./albeu.com/