VIDEO/ Avioni privat ndahet në dy pjesë, shpëtojnë mrekullisht 8 personat që ndodheshin në bord

Një avion privat është përplasur dhe është ndarë në dy pjesë gjatë uljes në Mumbai (i njohur më parë si Bombei), në bregun perëndimor të Indisë.

Edhe pse avioni u nda në dy pjesë, tetë personat që ishin në bord kanë shpëtuar për mrekulli.

Avioni ishte nisur nga Visakhapatnam me gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë. Moti i keq ka mbizotëruar në Mumbai, me reshje shiu dhe dukshmëri të kufizuar.

Imazhet e transmetuara nga televizioni indian treguan avionin privat duke rrëshqitur nga pista e aeroportit, ndërsa zjarrfikësit dhe ambulancat nxituan në vendngjarje.

Për shkak të aksidentit dhe mobilizimit që pasoi, ka pasur vonesa në nisjen e disa fluturimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Indisë po kryen një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.


Shtuar 14.09.2023 19:10