E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Java e zëvendësministrave
Janë bërë tashmë thuajse tre javë që kur Isa Mustafa është zgjedhur kryeministër dhe është formuar qeveria e re, por se ende nuk janë zgjedhur zëvendësministrat.

Haki Rugova nga LDK-ja thotë se partia po planifikon emërimin e tyre brenda kësaj jave.

Ndërsa, edhe nga PDK-ja kanë thënë për Tribuna se brenda javës do të njihen zëvendësministrat nga kjo parti.

Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë se nuk e sheh aspak të justifikuar faktin që zv.ministrat nuk janë emëruar deri më tani, pasi ata janë thjesht emërime formale partiake dhe nuk duan shumë kohë./albeu.com/

Shtuar më 05/01/2015, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori