Jashari: Vuçiç nxiti urrejtje ndëretnike në Kosovë
Duke reaguar për vizitën e kryeministrit të Serbisë në Kosovë, kryetarja e Partisë Social Demokrate Kaqusha Jashari, ka kritikuar deklaratat e Aleksandar Vuçiç. Në një deklaratë njoftim për shtyp, Jashari tha se kryeministri serb ka përdorur gjuhë nacionaliste.

Sipas saj, gjuha e Vuçiç kontribuon në nxitje të urrejtjes ndëretnike në Kosovë.

“PSD konsideron se vizita e kryeministrit serb Vuçiq në Kosovë u shoqërua me përdorimin e një gjuhe nacionaliste e cila i kontribuon nxitjes së urrejtjes ndëretnike në Kosovë.
PSD mendon se lidershipi ne Serbi duhet te reflektoj në lidhje me situatën e re të krijuar në rajon pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Në reagimin e Partisë Social Demokrate përmendet edhe 16-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku thuhet se PSD, solidarizohet me dhimbjen e familjarëve dhe te të afërmeve të atyre martirëve që u flijuan për Kosovën e lirë e të pavarur.

“Lavdi u qoftë të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë”, thuhet në fund të këtij njoftimi. /albeu,com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori