Jashari: Qofshim gjithmonë të bashkuar
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka uruar nga Prekazi për festën e Flamurit ku kanë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari bashkë me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Urime Festa e 28 Nëntorit. Qofshim gjithmonë të bashkuar ashtu siç ka ditur gjithmonë populli shqiptar të jetë i bashkuar në nëntorët e lavdisë”, ka thënë Jashari

“Sot kemi ardhur këtu me 18 plisa dhe 11 vajza me fjongo që simbolizojnë muajin e 11-të për të bërë homazhe”, ka shtuar ai.


Shtuar më 28/11/2018, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori