Bartomeu dhe Rosell akuzohen për mashtrim, përballen me 8 vite burg për transferimin e Neymar

El Confidencial raporton se ish-presidentët e Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell përballen me tetë vjet burg.

Dy ish-zyrtarët janë “shumë pranë” dënimit për mashtrim.

Këtë vjeshtë, ata përballen me një gjyq penal për korrupsion dhe mashtrim, që mund të çojë në tetë vjet burg.

Kjo është pjesë e një çështjeje gjyqësore të lidhur me kalimin e Neymar në Barcelonë në vitin 2013.

Klubi, Neymar dhe familja e tij akuzohen se kanë mashtruar agjencinë, e cila zotëronte 40% të të drejtave të lojtarit. /albeu.com/