Alketa Vejsiu do të jetë drejtoresha e re e RTSH? Reagon moderatorja

Prej shumë vitesh Alekta Vejsiu është moderatore në ekranin shqiptar ku ka sjell në vend emisionet më të famshme dhe ka drejtuar dhjetra prej tyre.

Dy vite më parë, Alketa moderoi për herë të parë “Festivalin e 58-të Këngës në RTSH” dhe si asnjëherë ai edicion pati një shikueshmëri të lartë dhe u bë më i dëgjuari.

Por pas Festivalit nuk munguan as hipotezat se Alketa Vejsiu do të drejtojë televizionin RTSH. Për këtë ajo i është përgjigjur së fundmi ndjekëve në Instagram ku ka mohuar zërat:

“Jo, s’kam ambicie politike,  as drejtuese në asnjë institucion publik”./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 11:13