Humbja e humoristit Gëzim Kruja, reagon Lulzim Basha

Humoristi i njohur shkodran, Gëzim Kruja është ndarë nga jeta ditën e sotme duke shkaktuar trishtim në popullin shqiptar.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në facebook, teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Basha thekson se artistë të mëdhenj si Kruja mbesin gjatë mes nesh sepse i kanë falur buzëqeshje popullit shqiptar në ditë të vështira.

Reagimi i Bashës

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe!


Shtuar 5.04.2020 18:33