Japin dorëheqje nga Komuna Dardan Sejdiu, Fitore Pacolli e Arbërie Nagavci
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, dhe drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet që i mbajnë në Komunën e Prishtinës.

Në këtë vendim atyre i është bashkuar edhe Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit.

Largimet e tyre nga Komuna e Prishtinës vijnë pasi në zgjedhjet e 11 qershorit ata kanë arritur të marrin vota për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i tyre ndonëse i votuar nga shumë përkrahës të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka zgjedhur të qëndrojë kryetar i Prishtinës, duke e dorëzuar mandatin e deputetit.

KQZ-ja u ka kërkuar deputetëve të zgjedhur që të vendosin nëse duan të certifikohen si deputet apo të mbajnë pozitat tjera.

Zyrtarët e Vetëvendosjes e kanë njoftuar KQZ-në për vendimet e tyre.
Shtuar më 06/07/2017, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori