Janjiq: Më 10 maj kompromisi me serbët e veriut
Drejtori i Forumit të Marrëdhënieve ndëretnike , Dushan Janjiq ka thënë se nëse serbët e veriut heqin dorë nga referendumi kanë paralajmëruar mundësinë e kompromisit, që mund të ndodhë më 10 maj.

"Me vetë heqjen dorë nga referendumi serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar mundësinë e kompromisit. Pra, referendum nuk do të ketë, ndërsa më 10 maj do të ketë protestë në Beograd dhe parashikojë që do të jetë një rast kur do të komunikohet ky variant i kompromisit dhe me këtë nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të shkoj në veri të Kosovës”, ka thënë Dushan Janjiq, drejtor i Forumit të Marrëdhënie ndëretnike.

“Serbët e veriut të Kosovës nuk mund ta mbështesin marrëveshjen e Brukselit, por munden Qeverinë e Serbisë që nëpërmjet saj të përfshihen në zbatimin e saj. Kjo faktikisht do të nënkuptonte që në ekipin e implementimit për çështje që kanë të bëjnë me veriun, duhet të gjenden përfaqësues të serbëve nga ajo pjesë e Kosovës.

Cilët janë ata përfaqësues – çështja është e marrëveshjes midis tyre dhe me qeverinë, ndërsa mendojë se do të krijohet një trup koordinues, marrë parasysh faktin që pushteti në asnjë komunë nuk është zgjedhur as me rregulla të Serbisë dhe as të Kosovës. Në fakt, edhe ish qeveria nuk ka përmbushur premtimet, të cilat Boris Tadiq, nga pozicioni i shefit të shtetit, i pati dhënë bashkësisë ndërkombëtare që do të caktonte këshillin e përkohshëm.

Të gjitha atyre, edhe në Kosovën qendrore edhe në atë verore, mandatet u kanë skaduar vitin e kaluar, kur në Serbi u patën mbajtur zgjedhjet lokale dhe atje jo, kështu që ata kanë problem me legjitimitetin, por kanë një legjitimitet të pa kundërshtueshëm nëpërmjet mbështetjes qytetare nga veriu i Kosovës.

Inkuadrimi i tyre në ekipin për implementim do të jetë para së gjithash për përgatitjen e zgjedhjeve, të cilat do të duhet të organizohen deri në fund të vitit edhe në veri. Ata do të duhet të jenë bashkë me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, të Kosovës dhe me koordinim të përfaqësuesve të BE-së. Këto janë detale të cila duhet të shqyrtohen në takimin e radhës të kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, i cili do të mbahet më 10 maj”, ka thënë Janjiq për mediat serbe./albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori