Janjiç: Serbia do të bëjë paqe me Kosovën
Pëlqej
Analisti politik në Beograd, Dusan Janjiç, është shprehur se Serbia do të detyrohet ta nënshkruajë marrëveshjen e Paqes me Kosovën.

Sipas Janjiç, nënsahkrimi i deklaratës së paqes mes të dyja vendeve është parashikuar edhe në dokumentin e nënshkruar nga Gjermania dhe Britania e Madhe në tetor të vitit 2013-të.

“Në të ashtuquajturin ‘non paper’ të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, që është miratuar edhe nga vendet e tjera të BE-së dhe që do të jetë pjesë e negociatave kornizë të Serbisë e BE-së, përkatësisht të kapitullit 35, shkruan se pas arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë e Kosovës do të nënshkruhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese”, tha ai për "Danas".

Janjiç ka deklaruar se Marrëveshja e Paqes është përmendur edhe në Berlin kur u mbajt Konferenca për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dusan Janjiç ka thënë më tej se "kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha në Berlin thjesht të vërtetën". /dionis xhafa albeu.com/


Shtuar më 03/09/2014, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori