Jakupi i kundërpërgjigjet Gjuriçit: Kurti mund ta udhëheqë dialogun me Serbinë
Pëlqej
Sot, i ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç tha se Albin Kurti nuk mund të jetë person që mund të marrë pjesë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, kësaj deklarate të Gjuriç i është kundërpërgjigjur numri dy i partisë më të re, NISMA, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Ai ka theksuar se Gjuriçi mund të thotë dhe mund të drejtojë vartësit e tij se kush e udhëheq Serbinë në dialog, por se kush e udhëheq dialogun nga pala kosovare nuk është punë e Serbisë.

Pala shqiptare e Kosovës është e interesuar që të përfaqësohet me përfaqësues që kanë integritet të lartë, moral dhe politik. Mundet që ai të jetë edhe Albin Kurti. Vendimi u përket vetëm Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kushdo tjetër që të vendos për ketë, ai nuk do të ishte dialog. Monologu serbo – shqiptar ka zgjatur shumë dhe nuk i ka shërbyer askujt”, tha Krasniqi për Indexonline.

Jakup Krasniqi theksoi se është koha që marrëdhëniet Kosovë - Serbi të normalizohen, por se për çështje që i takojnë shtetit të Kosovës, nuk mund të pyetet asnjë zyrtar serb. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori