E qëlloi në këmbë dhe më pas hodhi granatë, detaje nga plagosja e 23-vjeçares në Vlorë

Mesditën e sotme Vlora është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë nga Shkodra ka qëlluar me armë zjarri një vajzë rreth 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në para një lokali në afërsi të Poliklinikës, raporton albeu.com.

Mësohet se shkodrani e ka qëlluar vazjën me pistoletë te këmbët, më pas ai ka hedhur dhe një granatë që fatmirësisht nuk ka plasur.

Vajza tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, autori është arrestuar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 12:42