Analistët: Trupat ruse po përgatisin një ofensivë në lindje, synojnë të shkojnë drejt Donbasit

Trupat ruse po përgatisin një ofensivë kundër qytetit lindor të Slovyansk në një përpjekje për t’u shtyrë drejt lindjes në rajonin e Donbasit. Ky është vlerësimi i fundit nga Instituti për Studimin e Luftës.

“Përpjekjet e forcave ruse që përparojnë nga Izyum për të kapur Slovyansk, ka të ngjarë të jenë beteja e radhës kryesore e luftës në Ukrainë. Nëse ata nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, përpjekjet e tyre për të kapur rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk “ka të ngjarë të dështojnë”, thuhet nga Instituti. Forcat ruse vazhdojnë të bëjnë pak ose aspak përparim në sulmet në ato zona.

Trupat e Ukrainës gjithashtu vazhdojnë të mbajnë Mariupolin dhe ka të ngjarë të shkaktojnë viktima të rënda mbi rusët.

“Përpjekjet ruse për të gjeneruar zëvendësime nga rezervistët dhe për të ushqyer njësitë e dëmtuara nga verilindja e Ukrainës në sulme frontale në Ukrainën lindore nuk kanë gjasa të rrisin shanset e tyre për sukses”, shton raporti. Trupat ruse janë larguar nga rajonet Chernihiv dhe Sumy në veri dhe “ka gjasa që do t’i lirojnë plotësisht këto rajone në ditët në vijim”.