Jakup Krasniqi kujton aferën "pronto"
Afera "pronto" është përkujtuar edhe një herë nga ish sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi ku pre e përgjimeve ranë krerët e lartë të PDK-së.

Në këtë ngjarje është përmendur për keq edhe emri i Jakup Krasniqit. Në profilin e tij Facebook, Krasniqi ka shkëputur një pjesë të deklaratës që kishte dhënë kur ishin publikuar përgjimet telefonike që e ofendonin ish sekretarin e PDK-së.

“Unë me shokët që kam bërë të mira për këtë vend nuk kisha mundur t’i them ato fjalë, janë jashtë moralit tim, jashtë edukatës sime. Ajo le të mbetet në nderin e secilit, tek e fundit në momente të tilla njeriu e tregon tamam qenien e vet çfarë vlere ka, çfarë kulture ka, dhe si i sheh shokët. Unë shokët i shohë me përparësi, nuk i shohë si mungesë”, ka shënuar kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqifacebook. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2013, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori