Këto janë gratë më të pasura në botë dhe nuk i kërkojë aspak rëndësi bukurisë së tyre (FOTO LAJM)

Nëse do ti referohemi performancës elektrizuese të dy këngëtareve të njohura Shakira dhe Jennifer Lopez në skenën e “Super Boël”, shumë prej grave mund të pyesin veten: Po të kisha paratë e tyre si do të dukesha?

Sidoqoftë, ka gra të pasura në botë që në të vërtetë zotërojnë miliarda dollarë , por ato duken femra mesatare , madje në mjaft raste edhe të lëna pas dore. Po ju referojmë disa shembuj.

Tatyana Bakalchuk, Rusi – Pasuri 1.2 miliardë dollarë

Tatiana është 44 vjeç dhe ishte në listën e Forbes vitin e kaluar si një miliardere e re. Ajo e fitoi e punë çdo dollar pasi vinte nga një familje mesatare që nuk ishte as e pasur.

Tatyana u investua shumë në arsim. Më vonë ngriti një dyqan online me të cilin edhe u pasurua. Veshja e saj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk i pëlqen grimi dhe as veshjet e markës.

Savitri Jindal, India – pasuri 6.5 miliardë dollarë

Savitri është 59 vjeçe dhe është zonja më e pasur në Indi. Ajo u pasurua pas vdekjes së burrit të saj, i cili kishte në pronësi një kompani metalurgjike. Savitri ka 9 fëmijë: 5 vajza dhe 4 djem. Djemtë janë angazhuar në kompani. Savitri është shumë e zgjuar. Falë saj, kompania ka rritur të ardhurat disa herë. Ajo vesh rroba tradicionale dhe vepron si një grua tipike, e moshuar nga India.

Diana Hendricks, Amerikë – Pasuri 7.9 miliardë dollarë

Diana është nënkryetare ekzekutive dhe pronare e ABC Supply. Ajo është 73 vjeç, ka 7 fëmijë, dhe një biznes që lulëzon. Ajo e trashëgoi këtë biznes të madh nga burri i saj, por e dyfishoi atë pas vdekjes së tij në 2007. Për sa i përket pamjes, Diana pëlqen sportin dhe ushqimin e shëndetshëm.

Yang Huiyan, Kinë – Pasuri 27.2 miliardë dollarë

Yang është 38 vjeç dhe gruaja më e pasur në Kinë. Ajo trashëgoi një firmë ndërtimi nga babai i saj. Filloi të punojë në tregun e aksioneve, duke marrë rreziqe të mëdha, por arriti të rrisë pasurinë e saj. Mediat kineze shpesh pëlqejnë të thonë se Yang nuk është një grua e bukur dhe as përpiqet që të jetë, por kontatime të tilla duket se nuk e prekin fare.

Francoise Bettencourt Myers, Francë – pasuri 49.5 miliardë dollarë

Francoise është gruaja më e pasur në planet. Ajo zotëron një 33% të aksioneve në Loreal. Nëse flasim për pamjen e saj, ajo është larg së qëni një grua tërheqëse. Por kjo nuk ka rëndësi për Francoise. Ajo është 66 vjeç dhe nuk ka ndërmend të fshehë rrudhat.


Shtuar 19.02.2020 13:22