Meghan Markle thyen pritshmeritë, amerikanët të gatshëm ta shohin presidente (FOTO LAJM)

Meghan Markle dhe Princi Harry janë vendosur në Los Angeles të SHBA, pas dorëheqjes sensacionale nga rolet në familjen mbretërore britanike.

Por sipas kompanive të basteve Meghan Markle mund të jetë dhe një presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.

Rebelja mbretërore kishte arritur në vend të pestë si kandidate e mundshem për të drejtuar Shtëpnë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Megjithëse popullariteti i saj është zbehur në Angli pas vendosjes në Los Angeles me princin Harry, llogaritësit e shanseve thonë se këto janë shtuar shumë në SHBA.
Kompania e basteve Oddschecker i jepte asaj 100-1 shanse për të fituar presidencialet, dhe sugjeronte që klientët të përfitojnë sa më shpejt nga oferta pasi më vonë shanset mund të bien.

Zëdhnësi i kompanisë Pete Watt tha: “Më parë në Shtëpinë e Bardhë kemi pasur një aktor, ndërsa tani është një personazh televiziv, ndoshta një ditë do t’i kemi të dyja bashkë”.

Ai shton se kanë ndodhur gjëra shumë më të çuditshme se kjo në të kaluarën. Shanset e Markle mbeten shumë të larta por nëse intersi i bastexhinjve shtohet ato do të bien shpejt.

Meghan ka aktualisht shanse të njëjta me prezantuesen e njohur amerikane Oprah Winfrey dhe aktorin George Clooney për të kandiduar.

Por aktiviteti i saj humanitar me të shoqin dhe fjalimet pasionante për klimën mund të shtojnë shpejt mbështetjen.
38 vjeçarja Meghan, ka lindur në Los Angeles dhe mbetet qytetare amerikane por ka aplikuar për pasaportë britanike pas martesës me Harry.

Ajo dhe 35 vjeçari Harry, ndajnë kohën e tyre mes Britanisë dhe SHBA.


Shtuar 24.04.2020 12:04