Jahjaga: Zgjedhjet të organizohen në pajtim me Kushtetutën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të gjejë një zgjidhje ligjore që respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, madje të sigurojë edhe gjithëpërfshirje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kjo ka qenë deklarata e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për KQZ-në.

"Këto zgjedhje komunale kanë një rëndësi të veçantë sepse organizohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës njëkohësisht. Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb në komunat veriore të vendit, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka rëndësi të veçantë për të ardhmen e tyre dhe proceset demokratike të Kosovës, thuhet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori