Jahjaga vlerëson ndihmën e ushtrisë turke për FSK-në
Pëlqej
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë të cilin e udhëhiqte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të këtyre forcave, gjenerali Necdet Ozel.

Jahjaga falënderoi gjeneralin Ozel për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në atë të sigurisë.

Presidentja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në dobi të paqes dhe stabilitet të përgjithshëm në Ballkan por edhe më gjere. Ajo e vlerësoi lartë ndihmën profesionale që i ka ofruar ushtria turke Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sakaq, gjenerali Ozel, deklaroi se Kosova gëzon mbështetjen e plotë të Turqisë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO, BE dhe në të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare./albeu.com/

Shtuar më 08/10/2013, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori