Jahjaga vlerëson arritjet e FSK-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot, në një takim të rregullt Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të cilin biseduan për aktivitet e zhvilluara gjatë këtij muaji në FSK.


Gjenerallejtënant Kadri Kastrati gjatë takimit të sotëm e informoi gjerësisht presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për aktivitet e përgjithshme që po i realizon Forca e Sigurisë së Kosovës e sidomos operacionet e deminimit, intervenimet e EOD-së, kërkim-shpëtimit, të MKABK-së, etj, ndërsa theks të veçantë gjeneral Kastrati i kushtoi ushtrimit të FSK-së jashtë Kosovës, siç ishte zbarkimi i FSK-së në Poligonin ushtarak në Krivollak të Maqedonisë, pastaj Rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, Ndërtimi i kapaciteteve të SAR-it dhe EOD-it, etj.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati e njoftoi presidenten edhe për realizimin e shumë projekteve në Kosovë, pastaj, për vizitat zyrtare në Washington, IOWA, Shqipëri, etj. Gjeneral Kastrati, në fund e informoi presidenten Jahjaga, për Konferencën, “Karta e Adriatikut” e cila do të mbahet në muajin tetor, në Tiranë, përgatitjet për Ditën e FSK-së dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në shënimin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori