Jahjaga vizitë pune në SHBA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi sot për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga USAID-it, që do të mbahet nën universitetin prestigjioz Georgetown në Uashington.

Presidentja do të flasë në një panel për demokratizimin, zhvillimin dhe sigurinë globale në shekullin XXI, krahas presidentes së Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, asaj të Malawit, Joyce banda, administratores së UNDP-së, Helen Clark, dhe ish-presidentes së Irlandës, Mary Robinson. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2012, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori