Jahjaga vendos kurora lulesh në vendin ku u vranë 1 milion hebrenj
Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një vizite në Poloni ka vendosur kurora lulesh në kampin e Auschwitz-it, në të cilin u vranë afro një milion hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jahjaga ka thënë se ky kamp është përkujtim i makabrës së krimit kundër njerëzimit, dhe se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përseritjes së një tmerri të tille.

Ky është postimi i plotë i saj:

Gjatë qëndrimit në Poloni, vendosa një kurorë lulesh ne Auschëitz, kampin më të madh të përqëndrimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë kamp përqëndrimi nazist afro një milion hebrenj u vranë në mënyrën më mizore.

Auschëitz mbetet një përkujtim makabër i krimeve kundër njerëzimit dhe përkujtues se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përseritjes së një tmerri të tillë.

Kryesit e krimeve janë individe, por përgjegjësia për lejimin e tyre është kolektive. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2017, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori