Edhe dy ditë presidentja e Kosovës,
Atifete Jahjaga mbush plot 2 vjet që është në këtë post. Në
fillim të
zgjedhjes së saj si presidente,
Jahjaga edhe vet nuk e kishte menduar se do të ishte 2 vite në krye të shtetit, pasi marrëveshja për zgjedhjen e saj ishte një vjeçare.
Atifete Jahjaga gjatë ushtrimit të
mandatit të presidentes është hasur mes të tjerash, edhe me ikje të stafit këshillëdhënës ku njerëzit kryesorë që e këshillonin në
fillim të
mandatit, e braktisën me arsyetimin se nuk kishin hapësirë për të vepruar në Zyrën më të lartë të shtetit.
Puna e deritashme e Jahjagës shihet në forma të ndryshme nga partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, deputetët e të cilave ia dhanë besimin ditën e
zgjedhjes, shkruan Tribuna.
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, mendon se për këto dy vjet, presidentja e ka përmbushur detyrën e saj kushtetuese./albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 09:14