Jahjaga uron Thaçin
Presidentja në ikje e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar Hashim Thaçin për postin e ri si president i Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Jahjaga në një prononcim për mediat ka thënë se i ofron Thaçit bashkëpunimin e plotë për një tranzicion të suksesshëm mes dy presidentëve, “në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike të cilat do të forcojnë institucionet demokratike të Kosovës dhe do të kontribuojnë në konsolidimin demokratik të vendit”./Albeu.com/
Shtuar më 26/02/2016, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori