Jahjaga uron të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh
Presidentja Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit.

Ajo uroi si besimtarët myslimanë, ashtu edhe kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

"I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Tërnava, Me rastin e ditës së Bajramit të Madh, juve, besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj që këtë ditë ta kaloni në paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Dita e Bajramit të Madh përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë. Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim", thuhet në urimin e presidentes.

Kryetarja e shtetit nënvizoi se kjo ditë na kujton se duhet të kujdesemi më tepër për njëri-tjerin, të jetojmë në paqe dhe në harmoni. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2014, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori