Jahjaga uron Nishanin për 28 nëntorin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Presidentin Bujar Nishani, me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë.

“Kam nderin e veçantë t’ju shpreh urimet më të përzemërta, të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë Tuaj dhe popullit shqiptar.

Në këtë ditë të kremtimeve, ju përcjell përgëzimet për përparimin e vazhdueshëm që Shqipëria po bën drejt ofrimit të mundësive të mëdha për qytetarët e saj dhe përkushtimin e treguar në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me të gjitha vendet fqinje, që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2013, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori