E rëndë! Karikuesi i telefonit i merr jetën 20 vjeçarit, plagos të dashurën e tij (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një djali i ri ka ndërruar jetë ndërsa e dashura e tij është plagosur.

Mediat vendase bëjnë me dije se një djalë 20 vjeç, ka ndërruar jetë pasi ka shpërthyr karikuesi i celularit të tij sapo e ka vendosur në prizë.

I riu Kirill Matveev nga Yoshkar-Ola, në Rusi, ishte me të dashurën e tij Mira Polyshina këtë të martë, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Edhe vajza mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të karikuesit. Por pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, i riu gjeti vdekjen.

Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga karikuesi, i cili duket se nuk ishte izoluar në mënyrën e duhur duke bërë masë. /albeu.com/


Shtuar 22.02.2020 16:01