Jahjaga urohet nga Ivanov
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
"Më paraqet kënaqësi të veçant që me rastin e Ditës së Pavarsisë të Republikës së Kosovës në emrin tim personal dhe në emrin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t'u dërgoj Urime të përzemërta dhe dëshira të sinqerta për prosperitet të shtetit tuaj dhe mirëqenie të qytetarëve të saj. Më lejoni që në këtë rast solemn, ta shpreh kënaqësinë nga shkalla e lartë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.

Jam i bindur se bashkpunimi mes dy vendeve tona jo vetëm që do të vazhdoj por në periudhën e ardhshme edhe do të intensifikohet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Dua ta ta theksoj gadishmërinë tonë të plotë në këtë plan. Me dëshira të sinqerta për punë të mëtejme të suksesshme tuajën, fat personal dhe shëndet të mirë, shkëlqesia juaj po ua dërgoj shprehjet e respektit tim të lartë", thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Republikës së Kosovës drejtuar Presidentes Atifete Jahjaga.

/albeu.com/
Shtuar më 17/02/2012, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com