Jahjaga ua vazhdon mandatin gjyqtarëve ndërkombëtarë
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga ka dekretuar vazhdimin e mandatit të gjyqtarëvfe ndërkombëtarë pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

"Dekretimi u bë, duke u bazuar në nenin 84, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 2 (shtojca 1) të Ligjit Nr.04/L-274, për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe në shkresën me Nr. Prot. 693, të pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 25 gusht 2014, nga Shefi i Misionit EULEX Kosove”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori