Jahjaga thirrje deputetëve: Gjeni zgjidhje për krijimin e qeverisë
Pëlqej
Në 15 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosoves, Presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje për të ndërtuar institucionet e Republikës në pajtim të plotë me Kushtetuën dhe ligjet e Kosovës.

“Eshtë shumë e domosdoshme që Kuvendi i ri i Kosovës, dhe unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajon që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, të miratojë ligje që do të parandalojnë aktivitetet ekstremiste e terroriste të qytetarëve tanë kudo qoftë në botë” u shpreh sot Jahjaga ne ceremoninë me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Më tej presidentja theksoi se institucionet e Kosovës do të veprojnë në parandalimin e secilitkërcënim duke ndërtuar bazën e një shteti ku sundon ligji dhe rendi dhe ku liria e qytetarëve të tij, e mishëruar në Kushtetutë,ështëvleramë e madhe e saj. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori