Mjeku tregon studimin, COVID-19 në shkolla është krejtësisht i kufizuar

Epidimiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit, në prag të nisjes së vitit shkollor. Duke ju referuar një studimi zyrtar në shtetin e Neë South Wales të Australisë, me popullsi 7.54 milionë banorë, konstatohet se përhapja e koronavirusit në shkolla është krejtësisht fenomen i izoluar.

Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi dhe periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit. Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat.

Sipas studimit disa mujor në disa shkolla, rezultoi se u infektuan vetëm 4 nxënës dhe 2 mësues dhe pas testeve, rezultoi se nuk ishte infektuar asnjë person në shkollë, sqaron mjeku.

Mesazhi i plotë

Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi! Në shtetin Neë South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye: -Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi. -Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit. – Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat! Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

-Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020. 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19. 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar. 319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).

44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”). ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA! ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS: U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë. Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar. Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë. Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!


Shtuar 7.08.2020 11:12