Jahjaga takon Ambasadorin e SHBA-së për krime lufte
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot Stephen Rapp, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime lufte, për të diskutuar për procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga e njohu Ambasadorin Rapp me procesin e përmbylljes dhe të shqyrtimit të amendamenteve nga Gjykata Kushtetuese që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të mundësojë një proces kredibil dhe të përgjegjshëm për t'u përballur me akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës.

Gjithashtu Jahjaga theksoi se, duke u bazuar në rolin e saj kushtetues, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha institucionet dhe grupet parlamentare e spektrin politik, të diskutojë përgjegjësitë dhe implikimet që dalin nga procesi i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila nuk do të gjykojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, por do të përcaktojë përgjegjësinë individuale për akuzat e ngritura. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori