Jahjaga takon ambasadorin e Italisë, Ferrarese
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja e falënderoi popullin dhe institucionet italiane për ndihmën që i kanë dhënë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, përmes pranisë në Misionin paqeruajtës KFOR, misionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe në misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.

Siç shkruan "Telegrafi", Jahjaga e njoftoi ambasadorin Ferrarese me zhvillimet e përgjithshme në vend dhe me proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës drejt realizimit të prioriteteve të saj për integrim në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se ndihma e Italisë në këtë proces është e nevojshme dhe do ta ndihmonte Kosovën në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara. Ferrarese nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të thelluar e marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori