Ja si dështoi transferimi i Ronaldos te Liverpooli

Liverpooli nuk kishte arritur ta transferoj Ronaldon për një shumë jo edhe të madhe parash ka thënë Phil Thompson.

Ronaldo i cili atë kohë kishte thënë se e kishte ëndër të transferohej në Anfield kishte pasur tre agjentë që ishin munduar që këtë ëndërr ta bëjnë realitet.

Sipas Thompson marrëveshje dështoi pasi që shuma e kërkuar për Ronaldon ishte 4 milionë euro, kurse për Liverpoolin kjo shumë ishte dukur e madhe për një futbollist të ri si Ronaldo.

Kurse paga e diskutuar për Ronaldon sipas tij ishte 1 milionë funte në vit përfshirë edhe taksat.

Po ashtu për këtë transferim që të ndodhte ishte munduar edhe Gerard i cili kishte folur me drejtorin ekzekutiv Rick Parry.


Shtuar 8.02.2020 16:05