Atletico Madrid transferon lojtarin nga Valencia

Daniel Wass ka mbërritur në Madrid, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me Atletico Madrid për sezonet e ardhshme.

Valencia pranoi ofertën e fundit nga ‘colchoneros’ pasi gjeti një zëvendësues për danezin, kontrata e të cilit do të përfundonte më 30 qershor.

Operacioni u mbyll për një shifër afërsisht 2.5 milionë euro./ h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 27.01.2022 14:41