Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Jahjaga: SHBA, mike e përjetshme e Kosovës
Pëlqej
Sot në Prishtinë u bë betimi i Vullnetarëve të Korpusit amerikan të paqes.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Ajo tha se miqësia mes SHBA-ve dhe Kosovës është e përjetshme dhe se po punohet çdo ditë e më shumë për demokratizimin e shtetit.

“Më kujtohet në ditët e para të fillit të misionit të saj në Kosovë, kemi biseduar se si mund të sjellim sa më parë që të jetë e mundur Korpusin e Paqes në Kosovë dhe për më pak se një vit, ne realizuam këtë iniciativë kaq të madhe që në shumë shtete kjo iniciativë merr vite të tëra pa u realizuar”, tha Jahjaga në praninë e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Jahjaga pastaj uroi vullnetarë të KorpusitPaqes për kontributin që kanë dhënë për ecurinë demokratike të Kosovës. /albeu.com/



Shtuar më 20/08/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori