Jahjaga priti ish-presidentët e Shqipërisë, Moisiu e Mejdani
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke iu dëshiruar mirëseardhje ish-presidentëve, tha se e vlerëson angazhimin e tyre në kohën sa ishin në detyrë, në periudhat më të rëndësishme për shtetin shqiptar.

Ajo tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre, në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, si faktor uniteti, ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe duke e qartësuar agjendën evropiane të saj.

Dy ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani, duke e përgëzuar Presidenten për punën e saj, vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik.


Shtuar më 29/02/2012, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori