Jahjaga priti ambasadorin e Pakistanit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Turqi, jorezident për Kosovën, Muhammad Haroon Shaukat, i cili me këtë rast dorëzoi letrat kredenciale.

Ambasadori Shaukat tha se dy vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat, të cilat duhet të zgjerohen dhe të intensifikohen edhe më tej. Shaukat theksoi përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën dhe angazhimin e saj për ta ndihmuar vendin tonë në proceset e rëndësishme që po kalon si dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj shkruna RTK.

Presidentja Atifete Jahjaga se të dy shtetet tashmë kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe do të punojnë ngushtë në realizimin e tyre./albeu.com/
Shtuar më 20/03/2013, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori