Jahjaga priti ambasadorin e Kuvajtit
Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ambasadori i Kuvajtit, jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader e siguroi Presidenten Jahjaga se Kosova gëzon mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij në të gjitha fushat me interes dypalësh. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2013, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori