E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Jahjaga: Paqe vetëm pas gjetjes së të humburve në luftë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalën e saj në Ditën e të Pagjeturve deklaroi se në vendin tonë nuk mund të ketë paqe pa u zbardhur fati i të gjithë personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook presidentja shkruan se, familjet e 1 mijë e 653 të pagjeturve dhe e gjithë Kosova do të gjejnë qetësinë shpirtërore vetëm me vendosjen e drejtësisë në vend.

"Kjo pllakë përkujtimore që nderon të gjithë qytetaret e pagjetur të Kosovës, do të na kujtoj ndër gjenerata këtë plagë të rëndë të historisë së dhimbshme të vendit tonë", shkruan Jahjaga pas zbulimit të Memorialit për të Pagjeturit në oborrin e Kuvendit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori