Jahjaga: Papunësia dërgon të rinjtë në luftëra të huaja
Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e 15 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës tha se qytetarët e Republikës sot përballen me një sërë problemesh të mrephta ekonomike dhe sociale.

Kryetarja e shtetit theksoi se papuësia bën që shumë të rinj të marrin pjesë në organizata esktreme dhe shkakton edhe emigrim masiv, si e vetmja rrugë për ti shpëtuar skamjes.

“Shkalla e pamjaftueshme e rritjes ekonomike, papunësia dhe mungesa e efektivitetit qeverisës po çojnë në një ambient që e stimulon pasigurinë dhe e rritë ndikimin e grupeve kriminale dhe ekstremiste. Rrjedhimisht, numri i të rinjve që përfshihen në aktivitete kriminale ose bëhen pre e rekrutimeve për të ashtuquajtura "luftëra të shenjta" jashtë vendit është shqetësues”, tha Jahjaga.

Presidentja vlerësoi se është shqetësuese se shumë qytetarë po ikin ilegalisht nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

“Kjo na rikujton se ne duhet të përkujdesemi më fuqishëm për politikat tona ekonomike, për sundimin e ligjit, për legjitimitetin shtetëror e për të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha Jahjaga/albeu.com/

Shtuar më 15/12/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori