Jahjaga nuk merr pjesë në zgjedhjen e pasardhësit të saj
Si presidente e republikës së Kosovës, Atifete Jahjagës, i ka mbetur pak më shumë se një muaj deri në përfundim të mandatit të saj.

Ndërkohë, përkundër që sot ligjvënësit kosovarë në një seancë të jashtëzakonshme janë duke votuar për presidentin e ri të Kosovës, e para e vendit nuk ka ndryshuar agjendën e saj dhe ka vazhduar vizitën në Londër. Se kush do të jetë pasardhësi i saj, duket se Jahjagës nuk i ka dhënë kureshtje për pjesëmarrje në seancën e votimit.

Deri më tani as nga vetë Jahjaga dhe as nga zyra e saj nuk kanë dhënë ndonjë deklarim se pse shefja e shtetit nuk e ka vlerësuar si të rëndësishme marrjen pjesë në seancën e sotme. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2016, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori