Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Jahjaga nuk e përçan dot VLAN-in
Presidentja Atifete Jahjaga po kërkon që të gjejë një zgjidhje të drejtë lidhur me ngërçin politik që ka përfshirë vendin.

Sot ajo takoi Hashim Thaçin dhe përfaqësues të tjerë të PDK-së, ashtu edhe ata të koalicionit VLAN.

Këtyre të fundit, Jahjaga iu ka dërguar ftesa që ta takojnë presidenten veç e veç.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar për Indexonline, këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu.

Ai ka thënë se pavarësisht se ftesat liderët partiakë i kanë marrë veç e veç, ata në takim janë paraqitur bashkë, për të dëshmuar unitet. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori