Jahjaga: Nuk e kam nė plan tė dorėhiqem
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga ka thėnė pa hezituar se do ta takonte presidentin serb, Tomisllav Nikoliq.

Jahjaga, gjithashtu, ka pranuar se ka qėndruar nė veri tė Mitrovicės, por ka mohuar tė jetė takuar me pjesėtarė tė strukturave paralele.

Nė emisionin Rubikon tė Kohavisionit, Presidentja ka thėnė se nuk e ka nė plan tė japė dorėheqje nga ky post. E para e vendit ka shpalosur edhe shumė gjėra tjera si pėr shkėmbimin e territoreve, bisedimet dhe kurorėzimin. Sa i pėrket takimit tė mundshėm me Nikoliqin, ajo ka thėnė se ėshtė e gatshme tė takohet me homologun e saj pa kurrfarė kushti, nėse kjo do tė ishte nė interes tė vendit.

Presidentja Jahjaga ka folur edhe pėr ēėshtjen e veriut tė Mitrovicės, ku, ndėr tė tjera, ka pranuar se ka qėndruar nė atė pjesė.

E para e vendit, duke folur nė intervistėn e rrallė pėr media, ka thėnė se bisedimet me Serbinė duhet tė vazhdojnė, por ka kėrkuar qė tė respektohen marrėveshjet e arritura nė bisedimet e ndėrmjetėsuara nga BE-ja.

Ajo ka bėrė tė ditur se nuk e ka nė plan tė japė dorėheqje, pavarėsisht se kėtė e kėrkojnė LDK-ja dhe Vetėvendosja.

Presidentja i ka quajtur tė paefektshme deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daēiq pėr idenė e shkėmbimit tė territoreve.

Ndėrkaq, pėr ēėshtjen e bashkėshortėsisė sė saj, ka thėnė se ėshtė nė pėrputhje me ligjet dhe Kushtetutėn.
Shtuar më 18/10/2012, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.