Presidentja e Kosovës Atifete
Jahjaga është shprehur optimiste se një ditë
Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë ambasadorët ndërmjet tyre.
Në një intervistë për Al-Jazeera Balkans
Jahjaga ka theksuar gjithashtu se
Kosova është e angazhuar për të vijuar dialogun me Serbinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.
Sipas presidentes
Jahjaga,
Kosova po
punon fuqishëm për të përmbushur
kushtet për ta përmbyllur pavarësinë e mbikqyrur dhe për të plotësuar
kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Shtuar më 27/02/2012,
ora 10:39