Jahjaga ngushëllon Obamën
Prsidentja e Kosovës, Atifete Jahjga shpreh ngushëllimet e saj presidetiit të SHBA-së, Barack Obama për shpërthimet tragjikeBostonit.

“Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t'iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve dhe lëndimin e shumë qytetarëve të tjerë nga shpërthimet tragjike gjatë maratonës së Bostonit”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës dënojnë këto akte të dhunshme që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm amerikanë, me besimin e plotë se sulmet e tilla nuk do t'i zbehin vlerat dhe idealet e shtetit dhe shoqërisë suaj, që mbesin inspirim për tërë botën, e cila synon ndërtimin dhe realizimin e demokracisë dhe lirisë së mirëfilltë. Lutjet tona janë me ju, me popullin amerikan dhe familjarët e viktimave në këto momente të vështira”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori