Jahjaga nga stadiumi uroi për fitoren ndaj Azerbaxhanit, reagon pasi kupton gabimin
Ish presidentja e
Kosovës, Atifete
Jahjaga ka
shkruar pas përfundimit të ndeshjes mes
Kosovës dhe Ishujve Faroe. Ajo me këtë rast ka uruar të gjithë që loja e parë që bëri edhe inaugurimin e stadiumit “
Fadil Vokrri” u përmbyllë me fitore, emocione e gëzime.
Ajo është arsyetuar se nga emocionet që kishte sot ka gabuar duke thënë në rrjete sociale se Kosova ka luajtur ndaj Azerbejxhanit.
Sipas saj, kjo ka pak rëndësi
“Loja e parë e
Kosovës që inauguroi stadiumin e të madhit
Fadil Vokrri u përmbyllë me fitore, emocione e gëzim. Djemtë sonte në bënë shumë krenarë. Urime fitorja, Kosovë! PS Ndoshta na falet që nga emocionet harruam se kundër kujt luajti Kosova. Pak kishte rëndësi sonte”, ka
shkruar Jahjaga në Instagram.
Ndryshe,
Jahjaga në vend të Ushujve Faroe kishte
shkruar se po e ndjek ndeshjen e
Kosovës kundër Azerbejxhanit në stadiumin “
Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shtuar më 11/09/2018,
ora 08:25